Farat e lulediellit, ushqimi i duhur

  • 20 August 2017 - 08:45
Farat e lulediellit, ushqimi i duhur

Nganjëherë duam të ikim nga punët e përditshme, të kalojmë kohë me miqtë dhe familjen. Për të kompensuar shpenzimin emocional dhe fizik duhet zgjedhur ushqimet e duhura të grimcuara gjatë ditës, shkruan gazeta Kosova Sot.

TË PASURA ME YNDYRA BIMORE DHE VITAMINA

Farat e lulediellit ngadalësojnë plakjen dhe ulin nivelin e kolesterolit në gjak. Ekspertët e bukurisë theksojnë se thonjtë e thyer dhe të lëvorisur shpejtë ndryshojnë nëse përditë hani fara të lulediellit. Farat e lulediellit përmbajnë jod, hekur, magnez, vitamina që janë të domosdoshme për funksionimin e zemrës dhe enëve të gjakut. Acidi folik po ashtu ndodhet në farat e lulediellit që ndikon mirë në sistemin nervor dhe stabilizon disponimin. Shumë njerëz farat e lulediellit i shohin si diçka të shëndetshme. Farat që kalojnë përpunimin minimal termik përmbajnë vitamina D pothuajse sa peshku, e kalium sa bananet.

(Kosova Sot)