Ju tregojmë si mungesa e gjumit ndërlidhet me mbipeshën

  • 21 August 2017 - 16:48
Ju tregojmë si mungesa e gjumit ndërlidhet me mbipeshën

Një grup ekspertësh në Lids konsideron se mungesa e gjumit mund të çrregullojë ekuilibrin kimik të metabolizmit dhe ndikon në aftësinë e organizmit për të ruajtur peshën. Plakja e shpejtë e qelizave, kujtesa më e dobët, dëmtimi i neuroneve, janë vetëm disa nga pasojat shëndetësore të gjumit jo të mjaftueshëm. Kësaj liste mund t'i shtohet edhe beli i gjerë. Kjo në fakt është përfundimi i studimit më të ri që ka treguar se personat që natën fle vetëm gjashtë orë mesatarisht për tre centimetra kanë bel më të gjerë në krahasim me ata që flejë nëntë orë. Ku qëndron problemi?, trasmeton gazeta Kosova Sot

Një grup ekspertësh në Lids konsideron se mungesa e gjumit mundet të çrregullojë ekuilibrin kimik të metabolizmit dhe ndikon në aftësinë e organizmit për të ruajtur peshën. "Rezultatet tona duhet shtuar gjithnjë e më shumë fakteve se gjumi i shkurtë ndikon në sëmundjet metabolike, si mbipesha", kanë publikuar ekspertët në revistën shkencore "Plos One". Ata kanë studiuar të dhënat e 1.615 personave të rritur që kishin mbajtur ditar rreth gjumit, çfarë hanë, sa e kanë peshën, shtypjen e gjakut dhe belin në përgjithësi. Pos se belin e kishin më të gjerë, ata që flinin më pak edhe ishin më të trashë. 

(Kosova Sot)