Fshehtësia e mjekësisë kineze

  • 22 August 2017 - 08:31
Fshehtësia e mjekësisë kineze

P othuajse secili njeri nganjëherë gjendet në situatën ku ka shtypje të lartë të gjakut. Nën ndikimin e stresit ose aktiviteteve të tepërta fizike muskujt tkurren, e enët e gjakut zgjerohen duke shkaktuar presion. Muskujt duhet t'i pushoni, por shtrohet pyetja si bëhet kjo, shkruan gazeta Kosova Sot. Fshehtësia e mjekësisë kineze zbulon se kjo mund të rregullohet për vetëm pesë minuta dhe atë pa ilaçe. Në këtë rast bëhet fjalë për dy pika:

 

PIKA NUMËR NJË:

Kjo nuk është as pikë, por linjë. Kjo kalon pas kanalit të veshit e deri te eshtrat kryesorë. Te kjo linjë nuk duhet bërë presion, por ngadalë t'i bëhet masazh me dorë, nga poshtë lart, me majën e gishtërinjve. Përsëriteni 10 herë nga njëra anë, e kaloni në tjetrën, ngjashëm edhe 10 herë.

PIKA NUMËR DY:

 Kjo pikë gjendet në hapësirën e fytyrës, në nivelin e kanalit të veshit, në largësi prej gjysmë centimetri nga veshi në drejtim të hundës. Kësaj pike duhet bërë masazh me majë të gishtërinjve me nga një minutë nga të dy anët e fytyrës. Bëni presion, por jo derisa të ndjeni dhimbje. Pas këtyre veprimeve, shtypja e gjakut do të duhej të ulej dhe të jetë normale.

 (Kosova Sot)