Përgatitja me të cilën gjëndrat tiroide punojnë më mirë

  • 22 August 2017 - 15:27
Përgatitja me të cilën gjëndrat tiroide punojnë më mirë

Lakra jeshile është e pasur me vitamina A, prandaj është ideale për kujdesin ndaj gjëndrave tiroide, më e rëndësishmja në trup, e cila ndikon në punën e organeve të tjera. Nëse lakrës jeshile ia shtoni edhe disa përbërës, do të formoni një bombë energjetike për punën e gjëndrave tiroide, trasmeton gazeta Kosova Sot

PËRBËRËSIT PËR SALLATË NGA LAKRA JESHILE: - 1 lugë mjaltë; - 1 sasi lakër jeshile; - 1 avokado; - 1 lugë kripë deti; - 1 lugë e gjysmë lëng limoni; - 1 lugë alga deti; - ¼ e lugës karota të bluara; - ¼ e lugës fala të pjekura luledielli; - ¼ e lugës vaj ulliri; - ¼ e gotës ujë; - ¼ e gotës rrush pa fara. PËRGATITJA: 1. Përzieni mjaltin, vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe kripën, derisa të fitoni një masë homogjene. 2. Në enë vendosni lakrën jeshile, karotën dhe flluskat e algave. E përzieni me masën e fituar më parë dhe e lini të qëndrojë një orë. Më pas shtoni avokado, farat e lulediellit dhe rrushin. 

(Kosova Sot)