Sëmundjet e mishit të dhëmbëve ndërlidhen me demencën

  • 23 August 2017 - 08:27
Sëmundjet e mishit të dhëmbëve ndërlidhen me demencën

Inflamacionet kronike të mishit të dhëmbëve në studimin e ekspertëve nga Tajvani janë lidhur me rrezikun për t'u prekur nga sëmundja e Alzhaimer-i, forma më e shpeshtë e demencës. Sëmundjet e mishit të dhëmbëve janë shkasi kryesor për rënien e dhëmbëve, shkruan revista "Alzheimer's Research and Therapy", transmeton gazeta Kosova Sot. Studimet e hershme tashmë kanë lidhur sëmundjet e mishit të dhëmbëve me rezultate të dobëta në aftësitë kognitive. Sipas studimeve të reja të grumbulluara tek të anketuarit më të moshuar se 50 vjeç, prania e sëmundjes së mishit të dhëmbëve në një periudhë më të gjatë kohore se 10 vjeçe ishte lidhur mesatarisht me 70 për qind rrezik më të madh për t'u prekur nga Alzhaimer-i.

(Kosova Sot)