Melhemi, që e forcon sistemin imun në prag të vjeshtës

  • 13 September 2017 - 10:01
Melhemi, që e forcon sistemin imun në prag të vjeshtës

Ky melhem natyral për organizmin është i shkëlqyeshëm për krejt familjen, sidomos kur bëhet fjalë për sistemin imun, sidomos në periudhën e vjeshtës, kur sulmohemi nga viruset dhe ftohjet e shumta. Ky eliksir është shumë efikas, e përbërësit janë të njohur dhe lehtë i gjeni - limon, xhenxhefil dhe mjaltë, e përbërësit magjikë të tyre njihen, e te ky melhem mbështeten edhe shumë yje të njohura botërore Përbërësit: 2 limonë Mjaltë natyrale, rreth 200 ml 1 rrënjë xhenxhefili Përgatitja: Limonët i shpëlani mirë e xhenxhefilin e qëroni. I preni në rriska të vogla. I bluani në blender. Shtoni mjaltin, përzieni. Masën e derdhni në një kavanoz të pastër, e mbyllni me kapak, më pas e ruani në frigorifer. Konsumimi: Mund të merrni nga një lugë të madhe në ditë, fëmijët nga një të vogël. Po ashtu, mund ta vendosni në çaj. Lëngu është shumë i shijshëm e ajo, që është edhe më me rëndësi, e forcon imunitetin. 

(Kosova Sot)