Shtypja e gjakut që "luhatet", më e rrezikshme se shtypja e lartë

  • 13 September 2017 - 10:09
Shtypja e gjakut që

Ndryshimet e stinëve të vitit dhe koha jostabile, shkaktojnë luhatjen e shtypjes së gjakut. Kujdes duhet pasur pacientët me probleme kardiovaskulare, paralajmërojnë mjekët, por as personat e shëndetshëm nuk duhet ta lënë asgjë "luhatjet" e shtypjes së gjakut. Luhatjet e shtypjes së gjakut gjatë ditës nuk janë shfaqje e zakonshme, e shkaktarë janë kërcimi i shpejtë ose rënia e shtypjes së gjakut, e arsyet mund të janë të shumta. Stresi, lodhja fizike, frika, si dhe ndryshimi i shpejtë janë vetëm disa nga shkaktarët që sjellin deri te ndryshimi i presionit arterial. Personat e shëndetshëm nuk kanë arsye për brengë të madhe, mirëpo të sëmurët nga zemra duhet pasur kujdes dhe që rregullisht të përdorin terapi, sidomos gjatë ndryshimit të shpeshtë të temperaturave. Simptomat që tregojnë në rënien e shtypjes së gjakut janë: plogështia, djersitja e tepërt, ngufatja, humbja e vetëdijes. Dhimbjet e kokës, dhimbjes pas dërrasës së gjoksit, mundimet dhe të vjellat, janë shenjë se ka ardhur deri te rritja e shtypjes. Ndryshimi i shpejtë i temperaturave të ajrit sjell deri te zgjerimi i enëve të gjakut dhe pakëson përqendrimin e oksigjenit. 

(Kosova Sot)