Gota plot shëndet - karotë, banane dhe xhenxhefil

  • 13 September 2017 - 22:18
Gota plot shëndet - karotë, banane dhe xhenxhefil

Vetëm një gotë me këtë pije mund të bëjë çudinë për shëndetin në përgjithësi, transmeton gazeta Kosova Sot. Në këtë artikull do të prezantojmë një lëng të shëndetshëm, që është i pasur me vitamina. Do ta forcojë sistemin imun dhe do t'ju kthejë energjinë. Përbërësit e tjerë ndikojnë si pastrues për mëlçinë, që do të thotë se e pastrojnë secilin organ

Përbërësit e nevojshëm:

 - 4 karota

- 1 banane

- 1 gotë ujë

- gjysmë lugë majdanoz të freskët

- gjysmë lugë fara të lirit

- lëngun e një limoni

- pak xhenxhefil

Mënyra e përgatitjes:

Të gjithë përbërësit e lartpërmendur i vendosni në blender dhe i përzieni, derisa të fitoni një masë homogjene. Shërbeni këtë pije me disa copëza akulli.

(Kosova Sot)