Antibiotikët natyralë gjenden në ushqimet e shëndetshme

  • 13 September 2017 - 22:21
Antibiotikët natyralë gjenden në ushqimet e shëndetshme

LAKRA, ILAÇ PËR FTOHJE

Lakra është e pasur me vitamina C. Një porcion me lakër siguron dy të tretat e nevojave me këtë antioksidues. Prandaj, është krejt e qartë se lakra mund të jetë yll i gjellëve të dimrit. Për parandalimin e ftohjes sugjerohet gjysmë gotë lëng lakre, erëzuar me mjaltë.

MJALTI PARANDALON INFEKSIONET

 Mjalti i papërpunuar, sidomos ai me ngjyrë të errët, me mijëra vite është një ndër ilaçet më efikase kundër infeksioneve. Vetitë e mjaltit i ka dëshmuar edhe shkenca moderne. Antibiotikët në mjaltë ndikojnë në viruse, baktere dhe kërpudha.

USHQIMI I FERMENTUAR FORCON

Tryeza dimërore nuk mund të paramendohet pa turshitë, efekti kundër inflamacioneve tashmë është dëshmuar edhe nga shkenca. Perimet si lakra, trangujt, specat, karota janë aleatët më të mirë. Po ashtu, turshitë e përgatitura në mënyrë natyrale, pa konservues, janë përplot me antioksidues.

HUDHRA, ANTIBIOTIKU MË I FORTË

 Hudhra është antibiotiku më i fortë natyral. Edhe antibiotikët më të fortë natyralë kundër problemeve me fyt i hasim në hudhër.

(Kosova Sot)