Bima më e shëndetshme në botë, shëron gjithçka, nga zemra deri te floku i dobësua

  • 17 September 2017 - 10:14
Bima më e shëndetshme në botë, shëron gjithçka, nga zemra deri te floku i dobësua

Nëse është për t'ju besuar studimeve, kjo bimë përmban më shumë hekur sesa spinaqi dhe më shumë vitamina C se disa agrume, transmeton gazeta Kosova Sot. Pos materieve ushqyese, lakërishta ka edhe vetitë e saj shëruese. Në fakt, sipas studimit të fundit, është dëshmuar se lakërishta parandalon dhe pakëson stresin oksidues, e po ashtu pastron edhe gjakun, përmirëson oreksin dhe pastron trupin prej helmeve. Shumë njerëz e konsumojnë lëngun nga lakërishta, e sugjerohet tretja në masën 1: 5. Sasia e sugjeruar është një gotë në disa ditë, jo më shumë se aq, sepse mund të ketë efekte anëse jo të mira. Lëngu nga lakërishta mund të përdoret nga jashtë, për të shëruar cilëndo gjendje të lëkurës dhe flokut. Aplikojeni lëngun në hapësirat e prekura në formë të kompresës de mund të hiqni qafe problemin me humbjen e flokut dhe problemet e lëkurës. Për kompresën nga lakërishta copëtoni gjethet e bimës dhe i përzieni me alkool, e më pas e vendosni në hapësirat e prekura dhe i mbështillni me fashë. E lini të veprojë për disa orë, e më pas e hiqni dhe shpëlani vendin me ujë të ftohtë.

(Kosova Sot)