Efekti i kafeinës te femrat me diabet

  • 19 September 2017 - 08:44
Efekti i kafeinës te femrat me diabet

Femrat me diabet që për çdo ditë konsumojnë rreth 100 miligramë kafeinë, mesatarisht për 51 për qind janë më pak të rrezikuara nga vdekja, thonë ekspertët nga Portugalia. Bëhet fjalë për konsumimin ekuivalent me një gotë kafe në ditë. Konsumimi ditor i më shumë se 200 miligramë kafeinë (më shumë se dy gota kafe) ndërlidhet mesatarisht më me pak rrezik nga vdekja e hershme, madje për 66 për qind, në krahasim me ato femra që nuk e kanë konsumuar kafeinën. Të dhënat e tyre janë grumbulluar për 11 vjet, rreth 3.000 persona që kanë vuajtur nga diabeti, tipi 1 ose 2.

(Kosova Sot)