E vërteta e duhur për ushqimet dietale

  • 20 September 2017 - 08:49
E vërteta e duhur për ushqimet dietale

Kilogramët shtesë janë pasojë e numrit të madh të kalorive, e shpesh konsiderojmë se mjafton të hamë ushqim dhe pije me pak kalori, në mënyrë që të humbim në peshë. A ka të vërtetë këtu diçka? Ekspertët thonë se nuk ka. Përkundrazi, pos ujit, të gjitha pijet dhe ushqimet me "zero kalori", mund të ndikojnë të shtoni në peshë. Si është e mundur kjo? Këto ushqime e ngadalësojnë metabolizmin, përkatësisht aftësinë e organizmit për të shkrirë yndyrat, thonë ekspertët. Ushqimet dhe pijet me pak kalori kryesisht janë aq të përpunuara, saqë trupi nuk duhet aspak të mundohet t'i tretë, prandaj pas një kohe metabolizmi ngadalësohet. Pos kësaj, këto prodhime e hutojnë organizmin tonë. Kur të përpini diçka nga këto prodhime, trupi është i programuar që të presë rrjedhën e kalorive. Mirëpo, kaloritë ngecin ose arrijnë në numër më të vogël sesa që pritet, prandaj edhe hutohet organizmi, e truri ju dërgon sinjale se jeni të uritur. Pra, ekspertët theksojnë se nëse dëshironi të humbni në peshë, ndryshoni regjimin e ushqimit dhe ushqehuni shëndetshëm. Në vend të tyre konsumoni pemë dhe perime, që kanë pak kalori e gjithsesi se janë shumë më të shëndetshme.

(Kosova Sot)