Zgjidhni problemin e shtypjes së lartë të gjakut me vetëm një ushqim

  • 22 September 2017 - 21:52
Zgjidhni problemin e shtypjes së lartë të gjakut me vetëm një ushqim

Mënyra e jetës dhe ushqimi mund të ndikojnë në pasqyrën e gjakut, e shkencëtarët kanë zbuluar se disa mangësi mund të ndikojnë në rritjen e shtypjes së gjakut, transmeton gazeta Kosova Sot. Shtypja e lartë e gjakut mundet të shtojë presionin në disa organe, sidomos në zemër. Gjendja mund të shkaktojë pikën në tru, por edhe dëmtimin e veshkave dhe syve. Kur shtypja e lartë e gjakut nuk kontrollohet rrezikon të jetë gjithnjë e më e lartë. Jo rrallëherë vjen deri te infarkti. Panxhari është burim i shkëlqyeshëm për nitrate që shumë shpejt absorbohen në gjak. Ato marrin pjesë në krijimin e azot-oksidit dhe ndikojnë në uljen e shtypjes së gjakut. Sugjerohet të konsumohet 250 ml lëng panxhari në ditë për të rregulluar shtypjen e gjakut, e efekti i njëjtë arrihet edhe me 100 gr panxhar të zier ose të freskët. Ekspertët po ashtu këshillojnë se rrezitja po ashtu është e shëndetshme për uljen e shtypjes, e ndikojnë edhe disa lloje të ushtrimeve, ndalimi i duhanit dhe ushqimi i shëndetshëm.

(Kosova Sot)