DIETA ME KUNGULL SHKRIN 8 KILOGRAMË PËR 2 JAVË

  • 25 September 2017 - 20:49
DIETA ME KUNGULL SHKRIN 8 KILOGRAMË PËR 2 JAVË

Kjo dietë është e përshtatshme për periudhën vjeshtore, marrë parasysh se këtë periudhë kohore kunguj ka me bollëk dhe u preferohet atyre që duan të humbasin shpejt në peshë. Zgjat dy javë dhe këtë periudhë kohore mund të humbni midis 6-8 kg. Përveçse hiqni kilogramët shtesë, do ta pastroni edhe organizmin dhe do ta përtërini atë. Kungujt përmbajnë proteina, yndyra, karbohidrate, pektinë dhe minerale (kalium, kalcium, hekur, zink), vitamina të grupit B, C, E, PP, A.

DITA E PARË: Kafjalli: kungull me karota dhe lëng limoni, qull kungulli me drithëra; Dreka: supë me perime me kungull (speca, karota, qepë, pa patate, perime me gjethe të gjelbër dhe vaj bimor); Darka: kungull të pjekur në furrë.

DITA E  DYTË: Kafjalli: sallatë nga kungulli, qull; Dreka: kungull, supë me perime; Darka: pemë sipas dëshirës. 

DITA E TRETË: Kafjalli: qull nga kungulli, sallatë me perime; Dreka: supë me perime (pa patate); Darka: dy rriska bukë të thekur dhe sallatë nga kungulli dhe ananas. DITA E KATËRT: Kafjalli: qull kungulli, sallatë me perime; Dreka: supë me perime dhe spec i ëmbël në avull; Darka: përzierje me kungull, perime dhe kërpudha. Ditën e pestë dietën e filloni nga fillimi. Nuk ka efekte të dëmshme, por duhet ta shmangin ata që kanë ndonjë sëmundje të traktit tretës. AKTIVITETET FIZIKE Shëtitja e përditshme me ecje të shpejtë prej tridhjetë minutash do ta shtojë efektin e dietës.

(Kosova Sot)