USHQIMET, QË JANË MELHEM PËR MËLÇINË

  • 25 September 2017 - 23:50
USHQIMET, QË JANË MELHEM PËR MËLÇINË

Marrë parasysh se gjithçka që hamë kalon përmes mëlçisë, pikërisht ky organ përjeton të gjitha shprehitë e këqija, që i kemi në ushqime. Lajm i mirë është se ekzistojnë ushqime të shëndetshme, që e pastrojnë mëlçinë 1. Hudhra nxit krijimin e enzimave, që i ndihmojnë trupit për të hedhur helmet. 2. Agrumet e pasura me vitamina C janë antioksidues i fortë, që i ndihmojnë mëlçisë për t'i absorbuar materiet e dëmshme. 3. Panxhari dhe karota janë të pasura me betakarotinë. Stimulojnë mëlçinë dhe përmirësojnë punën e tyre. 4. Çaji i gjelbër posedon përbërësin katehinë, me të cilin ky çaj është antioksidues i pasur që e pastron organizmin. 5. Perimet me gjethe të gjelbër si spinaqi, lakra jeshile dhe sallata janë përplot me klorofil dhe shumë efikas në neutralizimin dhe hedhjen e helmeve jashtë trupit. 

(Kosova Sot)