Ilaçet natyrale kundër gazrave dhe fryrjes

  • 05 October 2017 - 22:03
Ilaçet natyrale kundër gazrave dhe fryrjes

Gazrat janë pjesë normale e tretjes, por çfarë nëse shkaktojnë çrregullime dhe dhimbje? Zbuloni cilat janë gjashtë ilaçet natyrale që lehtësojnë gjendjen, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

 

ÇAJI NGA KANELLA

Para së gjithash, çaji nga kanella është ilaç kundër inflamacioneve, por që e lehtëson dhe tretjen, redukton prodhimin e gazrave në zorrë dhe pakëson fryrjet.

Përbërësit: 1 lugë kanellë (5 g); 1 gotë ujë (250 ml).

Përgatitja: Së pari, shtoni një lugë kanellë në ujin e vluar paraprakisht. E lini të pushojë për dhjetë minuta.

Udhëzimet: Pini një gotë çaj si ky që në shenjat e para të gazrave.

Image

 

ÇAJI NGA MENTA

Menta njihet fare mirë si bimë që përdoret në mjekësinë natyrale. Para së gjithash, përbërësit e saj organikë përkrahin proceset tretëse dhe pakësojnë formimin e gazrave. Për më shumë, ky çaj parandalon ënjtjet në zorrë.

Përbërësit: 1 lugë gjethe të mentës (10 g); 1 gotë ujë (250 ml).

Përgatitja: Së pari, shtoni gjethet e mentës në gotën me ujë të vluar. Më pas, e mbuloni dhe e lini të qëndrojë për dhjetë minuta.

Udhëzimet: E pini nga një gotë çaj pas secilës shujtë.

Image

 

ÇAJI NGA BIMA ANIS

Anisi është bimë me substanca kundër inflamacioneve që lehtë- sojnë dekompozimin e gazrave të grumbulluara në zorrë. Për më shumë, pakësojnë të ënjturat në zorrë dhe ndihmojnë në shmangien e ndjenjës së fryrjes.

Përbërësit: 1 gotë ujë (250 ml); 1 lugë bimë anisi (5 g).

Përgatitja: Së pari, vloni një gotë me ujë. Kur të ketë vluar, shtoni bimën. E lini të qëndrojë në temperaturë të dhomës për dhjetë minuta para se ta shërbeni.

 Udhëzimet: Pini një gotë çaj anisi pasi të keni konsumuar shujtë të majme.

Image

 

ÇAJI "BOLDO" (PEUMUS BOLDUS)

 Boldo është një bimë me veti shëruese prej një antioksiduesi që parandalon inflamacionet dhe fryrjet në stomak/ për më shumë, përbërësit e saj natyralë ndihmojnë në dekompozimin e mbetjeve në traktin tretës, duke parandaluar formimin e gazrave.

Përbërësit: 1 lugë gjethe të thata të bimës boldo (5 g); 1 gotë ujë (250 ml).

Përgatitja: Së pari, shtoni një lugë gjethe të bimës në gotën me ujë të vluar dhe e mbuloni. Më pas, e lini të qëndrojë ashtu edhe për 5 deri 10 minuta. Më pas, kulloni lëngun duke e ndarë nga gjethet.

Udhëzimet: Konsumoni tre herë në ditë, preferohet pas shujtave.

Image

 

ÇAJI NGA KARAFILI

Karafili është një erëz që pakëson prodhimin e gazrave në zorrë dhe parandalon ënjtjet.

Përbërësit: ½ e lugës karafil (2 g); 1 gotë ujë (250 ml).

Përgatitja: Së pari, shtoni gjysmë luge në gotën me ujë të vluar dhe e lini të vlojë edhe për 10 minuta tjerë. Më pas e kulloni para se ta shërbeni.

Udhëzimet: Pini një gotë çaj karafili para shujtave.

Image

 

ÇAJ NGA BORZILOKU

Një ilaç tjetër shumë popullor për të kontrolluar gazrat në stomak është borziloku. Bima ndihmon në eliminimin e mbetjeve të tepërta në zorrën e trashë dhe parandalon ndryshimet e dëmshme në florën e zorrës.

Përbërësit: 1 gotë ujë (250 ml); 1 lugë borzilok të freskët (10 g).

Përgatitja: Së pari, vloni një gotë ujë dhe më pas e hidhni edhe borzilokun e freskët. Më pas, e lini të qëndrojë për 10 minuta. E kulloni.

Udhëzimet: Pini një gotë çaj si ky pasi të keni konsumuar një shujtë të majme.

(Kosova Sot)