Vetitë shëruese të rrushit

  • 06 October 2017 - 21:31
Vetitë shëruese të rrushit

Nëse ju pëlqen të kënaqeni me rrushin, atëherë kuptoni edhe vetitë shëruese të tij NXIT HUMBJEN NË PESHË Studimet e bëra në Universitetin në Gjergjia kanë treguar se substanca në rrush e quajtur resveratol ndikon pozitivisht në humbjen në peshë në dy mënyra, zvogëlon mundësinë e grumbullimit të qelizave dhe nxit shkrirjen e tyre. MBRON ZEMRËN Resveratoli ka aftësinë dhe fuqinë që të shtojë fleksibilitetin e qelizave të gjakut, duke e lehtësuar edhe qarkullimin. Kështu, rrushi ndikon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut, duke ndikuar kështu në uljen e rrezikut nga sulmi në zemër, sulmi në tru. PËRMIRËSON KUJTESËN Studimet e bëra në Britaninë e Madhe kanë dëshmuar se resveratoli mund ta përmirësojë qarkullimin e gjakut në tru deri për 200 për qind. Ekspertët besojnë se ky kemikat përmirëson aftësitë tona mendore. MBRON LËKURËN NGA KANCERI Studime të shumta kanë treguar rreth efektit pozitiv të rrushit në luftën kundër kancerit. Kështu, kjo substancë e mbron lëkurën nga pasojat e dëmshme negative të rrezeve të diellit. 

(Kosova Sot)