Shfrytëzoni këto veti shëruese që kanë gështenjat - Shëndetësia - Kosova Sot
Shfrytėzoni kėto veti shėruese qė kanė gėshtenjat

Shfrytėzoni kėto veti shėruese qė kanė gėshtenjat

Është sezoni i gështenjave. Pos se janë të shijshme, ofrojnë edhe shumë dobi të tjera për shëndetin. PARANDALOJNË DIABETIN Shumica nuk e dinë se fibrat nga ushqimet mund të kenë ndikim në rregullimin parandalimin dhe shërimin e diabetit. FORCOJNË SISTEMIN IMUN Përqendrimi i lartë me vitamina C dhe me substancat tjera prej antioksiduesit i bëjnë gështenjat ushqimin ideal për forcimin e sistemit imun. RRITIN DENDËSINË E ESHTRAVE Bakri dhe magnezi janë shumë të rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e eshtrave. Me këto minerale mund të parandaloni apo ngadalësoni shumë çrregullim që lidhen me plakje, si osteoporoza për shembull. NDIHMOJNË TE PROBLEMET ME TRETJEN Gështenjat janë aleat në secilën luftë gastrointestinale. Fibrat dietale në gështenja stimulojnë punën e zorrëve, parandalojnë inflamacionet, po ashtu ndihmojnë te absorbimi i substancave shëruese. PËRMIRËSOJNË FUNKSIONIMIN E TRURIT Gështenjat janë të pasura me vitamina B, që ndikojnë në zhvillimin dhe funksionimin e trurit. Kaliumi që gjendet në gështenja mundet ta shtojë dhe përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe ta përmirësojë shëndetin e sistemit nervor, duke e përmirësuar kështu edhe përqendrimin dhe kujtesën.

(Kosova Sot)

12 orë e 48 minuta më parë