< Dieta me patate dhe djathë: Për çdo ditë, gjysmë kilogrami më pak - Shëndetësia - Kosova Sot
Dieta me patate dhe djathė: Pėr ēdo ditė, gjysmė kilogrami mė pak

Dieta me patate dhe djathė: Pėr ēdo ditė, gjysmė kilogrami mė pak

Të pjekur apo bashkë të përzier në sallatë, patatja dhe djathi janë bashkim i hatashëm. Kombinoni pataten dhe prodhimet e qumështit dhe vezët, për çdo ditë do të keni gjysmë kilogrami më pak Ide për kafjall: 1 portokall dhe 2 rriska bukë të thekur me margarinë dietale; hani edhe 40 gr proshutë të zier ose 50 gr mish pule ose 2 rriska djathë. 200 kal, 4 gr yndyrë, 29 gr karbohidrate. Zamra e paradites: 1 kivi 48 kal, 11 g karbohidrate. Dreka dhe darka: Gjellë me patate dhe djathë. Zamra e pasdites: 250 ml qumësht përzieni me një lugë krunde. 90 kal, 1 gr yndyrë, 9 gr karbohidrate. RECETA PËR GJELLË ME PATATE DHE DJATHË Patate të pjekur me djathë: Hidhni 30 gr proshutë, shtoni 1 lugë vaj dhe hidhni 1 qepë të copëtuar, 200 gr patate të prera i piqni. Sipër hidhni 50 gr kaçkavall të ri dhe e mbuloni tepsinë që djathi të tretet. Shërbeni edhe një gjethe të sallatës së gjelbër ose tri domate të vogla me 1 lugë vaj dhe uthull. 360 kal, 15 gr yndyrë, 36 gr karbohidrate. Supë krem nga patatet dhe djathi: Në 3 decilitra ujë hidhni 200 gr patate të copëtuara, 100 gr karota dhe trumzë. Perimet i përzieni, i shtoni në zjarr të lehtë 50 gr djathë të ri të lopës, erëzoni dhe shtoni majdanoz. 330 kal, 10 gr yndyrë, 40 gr karbohidrate. Sallatë holandeze: Copëtoni 200 gr patate, 40 gr djathë, 1 trangull dhe 30 gr proshutë të zier. Përzieni salcën nga 2 lugë vaj, pak mustardë dhe uthull. Përzierjen e shërbeni me gjethe të sallatës së gjelbër, erëzoni me presh apo majdanoz. 360 kal, 14 gr yndyrë, 34 gr karbohidrate. Sallatë italiane me patate: Copëtoni në pjesë 200 gr patate, 2 domate të mëdha dhe 50 gr djathë të ri të lopës. Në pjatë radhisni përbërësit , shtoni vaj, limon, erëzoni me majdanoz ose borzilok. 350 kal, 14 gr yndyrë, 32 gr karbohidrate. Patate nga furra: Në tepsinë e lyer shtroni copëzat prej 200 gr patate. Erëzoni me trumzë dhe kopër. Sipër hidhni rriska djathi, e piqni derisa djathi të fillojë të tretet dhe hidhni majdanoz. E shërbeni me sallatë me tranguj. 350 kal, 16 gr yndyrë, 33 gr karbohidrate. Supë nga patatet: Në 300 ml supë hidhni pak shafran. Copëtoni 150 gr patate, 2 presh dhe i ngrohni në supë. Supën ta shërbeni në pjatë me vezë të ziera të ndara në katër pjesë, majdanoz dhe 1 rriskë djathë. 336 kal, 12r g yndyrë, 36 gr karbohidrate.

(Kosova Sot)

17 orë e 29 minuta më parë