STUDIMI THOTË SE KY ÇAJ NË KAFJALL JU NDIHMON TË HUMBNI NË PESHË

  • 12 October 2017 - 21:11
STUDIMI THOTË SE KY ÇAJ NË KAFJALL JU NDIHMON TË HUMBNI NË PESHË

Ky është një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e çajit. Tashmë keni dëgjuar se çaji i gjelbër ndikon në humbjen në peshë, transmeton gazeta Kosova Sot. Por tani studiuesit nga "University of California", Los Anxhelos, kanë raportuar se çaji i zi mund të ndihmojë në promovimin e humbjes në peshë. Jo vetëm se çaji i zi ofron kafeinën në mëngjes për të cilën keni nevojë, por po ashtu ka disa veti të hatashme për humbjen në peshë. Po ashtu, të njëjtit ekspertë nga ky universitet kanë pohuar se çaji i zi mund të ndihmojë edhe në prodhimin e baktereve të shëndetshme në zorrë e madje edhe ta forcojë metabolizmin.

(Kosova Sot)