Ushqimet që shkaktojnë djegie në stomak dhe ezofag

  • 12 October 2017 - 23:48
Ushqimet që shkaktojnë djegie në stomak dhe ezofag
Image

 

ÇOKOLLATA

Çokollata është shumë popullore për faktin se është e pasur me antioksidues. Megjithatë, konsumimi i sasisë së tepërt të çokollatës mundet ta nxitë acidin refleks. Kjo për faktin se përmban shumë yndyra dhe përbërës stimulues. Këta stimulues janë kafeina dhe teobromina. Që të dy këta lidhen me ngritjen e nivelit të acideve në sistemin tretës.

Image

 

KAFEJA

Për një numër të madh të njerëzve, kafeja është pjesë e pandashme e jetës së tyre. Fuqia energjike bashkë me antioksiduesit e bëjnë opsion të mirë për ta filluar një ditë të gjatë. Por, pasi që një nga burimet kryesore të saj është kafeina, njerëzit që vuajnë nga acidi refleks duhet ta shmangin.

Image

 

SALSIÇET DHE USHQIMET E KONSERVUARA

Salsiçet dhe mishrat e konservuara janë përplot me substanca artificiale. Lejojnë që mishi të mbetet i freskët. Sido që të jetë, substancat e tilla shkaktojnë acide shtesë në gjak dhe stomak. Ky lloj i ushqimit karakterizohet nga sasia e lartë e yndyrës dhe përmbajtjes me shije. Kjo dëmton shëndetin e stomakut.

Image

 

PJEKURINAT

 Produktet nga furra janë të dëmshme, sidomos ëmbëlsirat dhe biskotat që janë përplot me aditivë artificialë. Janë nxitës për formimin e thartirës në stomak dhe ezofag. Përkundër se kanë acide dhe sheqerna të rafinuara, këto substanca shkaktojnë rritim në linjën e stomakut. Shtojnë praninë e lëngjeve të tharta.

Image

 

 PIJET E KARBONIZUARA

Konsumimi i pijeve të karbonizuara mundet të shkaktojë një seri të reaksioneve negative në trupin tuaj. Pijet e tilla, sidomos coca-cola, përmban sasi të lartë me kafeinë. Shkaku i kësaj, kanë efekte të ngjashme me ata që konsumojnë kafenë. Po ashtu, pijet e tilla shtojnë presionin në stomak, që shkakton acide në hapësirën e stomakut dhe ezofagut.

Image

 

MISHI I KUQ

 Konsumimi i sasive të tepërta të mishit të kuq shton nivelin e inflamacioneve në trup. Kjo për faktin se kanë shumë substanca me acide dhe kështu depërtojnë deri te tretja. Kësaj kur i shtohet edhe përmbajtja e lartë me yndyrë, shpjegon përse kjo është një nga ushqimet përgjegjëse për shfaqjen e kësaj gjendjes.

(Kosova Sot)