HUMBNI LEHTË NË PESHË ME DIETËN ME BANANE, DERI NË 15 KILOGRAMË

  • 17 October 2017 - 17:07
HUMBNI LEHTË NË PESHË ME DIETËN ME BANANE, DERI NË 15 KILOGRAMË

Keni 15 kilogramë tepër? Nuk ju pëlqejnë dietat me shumë rregulla dhe ndalesa? Nuk mund të hiqni dorë prej ëmbëlsirave e as t'u thoni "lamtumirë" prodhimeve të qumështit, atëherë dieta me banane është e duhura për ju

KAFJALLI: Ditën fillojeni me banane. Mund të hani më shumë se një, dikush mundet t'i konsumojë katër, por kujdes mos të keni mundime. Kini kujdes që secila shujtë të përfundojë para se të jeni të ngopur, pra mbusheni lukthin deri 80 për qind.

DREKA: Mund të hani pothuajse gjithçka. Sugjerohen pemë, perime, drithëra, fruta të detit, mish pa lëkurë të kafshëve. Kufizoni konsumimin e prodhimeve të qumështit, ushqimeve të përpunuara si dhe atyre që përmbajnë shumë yndyrë, sheqer, natrium.

DARKA: Për darkë, si edhe për drektë, mund të hani çfarë të dëshironi. Do të duhej të darkoni më së voni deri në ora 20:00, apo edhe më mirë deri në 18:00. Dallimi ideal midis darkës dhe shkuarjes në gjumë duhet të jetë katër orë. Nuk do të ishte mirë të flini pas mesnate, sepse pagjumësia ndikon të shtoni në peshë.

PIJET: Uji duhet të jetë me temperaturë të dhomës, as e ngrohtë as e akullt. Birra dhe vera lejohen në raste të veçanta, çaji dhe kafeja janë të moderuara. Efektet e mundshme negative: pasi që në teori mund të hani pothuajse të gjitha dhe nuk janë vendosur qartë kufijtë, problemi potencial është teprimi me ushqim, kështu që ky regjim i ushqimit ju dedikohet atyre me vetëkontroll. Po ashtu, pasi hahen shumë banane, midis rreziqeve janë diarreja, të vjella, ngërçe në stomak. Shkaku i mungesës së prodhimeve të qumështit mundet të ketë mungesë të kalciumit. 

(Kosova Sot)