Humbni 5 kilogramë për 2 javë me lëng panxhari

  • 21 October 2017 - 09:40
Humbni 5 kilogramë për 2 javë me lëng panxhari

Panxhari nuk është vetëm i shëndetshëm, por edhe prodhim i mirë për humbjen në peshë. Nutricistët janë të sigurt se lëngu nga panxhari ka përbërës unik dhe ndikon në humbjen në peshë. Për më shumë, për humbjen në peshë nuk keni pse të aplikoni ndonjë regjim të ashpër, por vetëm duhet të pini lëng të panxharit. Panxhari përmban shumë pektinë, vitamina (B6, C, P, B1, E, B2, PP), acide organike dhe minerale të rëndësishme. Humbja në peshë përmes lëngut të panxharit është zgjidhje për të gjithë ata që duan të kenë rezultate të mira për periudhë të shkurtë kohore. Nëse dëshironi të humbni në peshë me lëngun nga panxhari, duhet përcjellë disa rregulla: Lëngun e panxharit duhet ta pini midis shujtave. 15 minuta pasi ta keni konsumuar lëngun, është me rëndësi të hani shujtë me proteina. Kjo shujtë nuk do të duhet të jetë e rëndë. Lëngun e panxharit duhet ta konsumoni menjëherë, sepse pas tre orë qëndrimi humbet vlerat esenciale. Për të arritur efektin e humbjes në peshë, nevojitet që lëngun ta pini në formë të pastër për dy javë, nga një lugë duke shtuar sasinë përditë deri në 100 mililitra. 

(Kosova Sot)