Cilat janë gjendjet te të cilat xhenxhefili ndihmon?

  • 21 October 2017 - 16:15
Cilat janë gjendjet te të cilat xhenxhefili ndihmon?

Xhenxhefili përdoret për rregullimin e problemeve tretëse, përfshirë humbjen e oreksit, fryrjet në stomak, dhimbjet dhe të vjellat në mëngjes. Në vijim sjellim edhe disa gjendje te të cilat xhenxhefili ndihmon.


PARANDALON DIABETIN

Xhenxhefili dihet se në mënyrë natyrale ndihmon tretmanin e diabetit. Një studim në vitin 2006, i publikuar në "Journal of Agricultural and Food Chemistry" raportojnë se xhenxhefili shtyp akumulimin e sorbitolit në qelizat e minjve dhe qelizat e gjakut të njerëzve.


 UL NIVELIN E KOLESTEROLIT

Niveli i lartë i kolesterolit në gjak ndërlidhet me rritjen për sëmundje të zemrës. Ushqimet që i konsumoni kanë ndikim të madh me këtë rast. Në studimin ku kishin marrë pjesë 85 individë me kolesterol të lartë, konsumimi i vetëm 3 gramë pluhur xhenxhefili mund të kishte reaksion te personat me kolesterol.


LEHTËSON NGA DHIMBJET

Një studim, në të cilin kishin marrë pjesë 74 vullnetarë nga "University of Georgia', ka raportuar se marrja e përditshme e xhenxhefilit në formë të suplementeve ka reduktuar dhimbjet e shumta në muskuj shkaktuar nga ushtrimet e tepërta në 25 për qind të rasteve. Është raportuar po ashtu se xhenxhefili redukton simptomat e dismenorreas, që njihen si dhimbje gjatë ciklit menstrual. 

(Kosova Sot)