GËSHTENJA NUK KA GLUTEN, ËSHTË E ËMBËL DHE NUK TRASHË

  • 21 October 2017 - 16:24
GËSHTENJA NUK KA GLUTEN, ËSHTË E ËMBËL DHE NUK TRASHË

Gështenja është e vetmja që në 30 gr përmban vetëm 1 gr yndyrë dhe më pak se 70 kalori. Pos kësaj, përmban edhe vitaminë C, kështu, vetëm 85 gr gështenja ofrojnë 45 për qind të nevojave ditore. Është i pasur edhe me folate që zakonisht i hasim në perimet e gjelbra. E furnizon organizmin me vitamina B1, B2, B6 dhe acid folik. Acidi folik është i mirë për formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe sintezën e ADN-së. Gështenja është edhe burim për fibra, pasi ndihmon edhe në pakësimin e kolesterolit. Duke konsumuar gështenja, do të furnizoheni edhe me magnez, bakër, mangan, kalcium, fosfor, zink.  

(Kosova Sot)