PLANI TREDITOR PËR TA HOLLUAR BELIN

  • 14 November 2017 - 09:02
PLANI TREDITOR PËR TA HOLLUAR BELIN

Një nga mënyrat kyçe për t'u dobë- suar përreth belit është të mësoni mos të konsumoni zamra midis shujtave. Megjithëse duket se kjo nuk është esenciale për ta holluar belin, faktet flasin ndryshe. Për ta dobësuar belin tuaj nuk është e lehtë e as shpejt nuk bëhet kjo punë, pasi që stomaku di të jetë shumë 'kokëfortë' . Sido që të jetë, në shumicën e rasteve mund ta parandaloni shtimin e kileve në këtë hapësirë të caktuar të trupit. Vetëm duhet t'i ndryshoni shprehitë. A MUND TA HOLLONI BELIN PËR TRI DITË? Pasi ta keni lexuar këtë artikull, shumica e njerëzve do të mendojnë se kjo është e rreme dhe një dietë e dëmshme. Por, ajo që ne propozojmë është një opsion i shëndetshëm dhe ushqim i ekuilibruar që ndihmon me shpejtësi. Çelësi për suksesin me këtë plan për ta holluar belin është te: Më e rëndësishmja është cilësia. Mësoni të ndaloni kur të jeni ngopur deri më 80 për qind. Po ashtu, deserti është më i rrezikshmi, pasi që shpesh përcaktohemi për diçka të ëmbël, që zakonisht shkon e grumbullohet në bel. Shumica e njerëzve ndihen të fryrë në stomak, pasi të kenë konsumuar ushqimin, pasi që nuk e përtypin ushqimin mjaftueshëm. Secilën kafshatë ta përtypni mjaftueshëm. KAFJALLI Kafjalli gjatë këtyre tri ditëve duhet të jetë i shëndetshëm, i pasur me fibra, yndyra të shëndetshme dhe proteina nga perimet Përbërësit: • 1 kivi; • 1 rriskë ananas të freskët; • ½ e avokados; • Pak selino; • 1 lugë fara çia, i futni në ujë gjatës (10 g); • 15 bajame; • Pak xhenxhefil; • 1 lugë vaj kokosi (15 g); • 1 lugë shafran (5 g); • Pak bimë stevia. Përgatitja: • Përbërësve u shtoni edhe pak ujë apo lëng perimesh për ta bërë me të lehtë përzierjen. • Gjithçka vendosni në blender dhe e procedoni derisa të ketë përbërje të butë. • Më pas, këtë përzierje mund ta konsumoni gjatë mëngjesit. DREKA DHE DARKA Dreka dhe darka duhet të bazohen në dy porcione: • Një shërbim me perime të ziera apo të papërpunuara: supë, sallatë, perime, etj. • Një shërbim me proteina: mish, peshk, vezë, perime, avokado, djathë, arra. • Për drekë, rekomandohen perime të papërpunuara dhe proteina. • Duhet të konsumoni karbohidrate cilë- sore në sasi të vogla, preferohen në mesditë: oriz të vrugtë, ,kuinoa, drithëra, patate, patate të ëmbël, etj. • Shmangni desertët gjatë tre ditëve. • Midis shujtave hani arra, lëngje shtëpiake, qumësht perimesh, banane, etj. USHTRONI Në fund, është esenciale që të ecni mjaftueshëm gjatë këtyre tri ditëve dhe të merreni me disa ushtrime me intensitet të mesëm për gjysmë orë në ditë. 

(Kosova Sot)