Vetitë çudibërëse të çajit të xhenxhefilit

  • 18 November 2017 - 12:39
Vetitë çudibërëse të çajit të xhenxhefilit

E dhe adhuruesit e kafesë pajtohen se fillimi i ditës me një çaj të ngrohtë me xhenxhefil është i pazëvendësueshëm. Ky çaj ka veti të shumta si:

 FORCON SISTEMIN IMUN

Përbërësit e xhenxhefilit kanë efekt të fortë kundër baktereve, kërpudhave dhe viruseve. Forcon trupin përballë infeksioneve, lufton gripin dhe ftohjet.

KUNDËR INFLAMACIONEVE

 Përbërësit e fortë në xhenxhefil kundër inflamacioneve parandalojnë sëmundje të ndryshme dhe lehtësojnë dhimbjet në nyja dhe muskuj. Ndihmon edhe te inflamacionet kronike, sëmundjet autoimune, artriti, sëmundjet e mushkërive.

PËRMIRËSON KUJTESËN

Përdorimi i rregullt i xhenxhefilit përmirëson aftësitë kognitive si dhe kujtesën sepse parandalon inflamacionet dhe stresin oksidues.

 PËRGATITJA E ÇAJIT NGA XHENXHEFILI

 4 - 6 rriska të holla xhenxhefil të papërpunuar;

1 gotë ujë;

Mjaltë.

 Përgatitja:

Vloni ujin në një enë. Më pas ia shtoni xhenxhefilin dhe në zjarr të lehtë le të vlojë edhe për rreth pesëmbëdhjetë minuta. Pasi keni hequr enën nga pllaka dhe keni derdhur çajin në gotë, ia shtoni mjaltin.

(Kosova Sot)