Hunda e bllokuar dhe sinuset: Disa mënyra për të marrë frymë përsëri

  • 18 November 2017 - 14:03
Hunda e bllokuar dhe sinuset: Disa mënyra për të marrë frymë përsëri

 Sinuset e bllokuara dhe hunda janë diçka e pakëndshme e disa gabojnë kur mendojnë se gjithçka ndodh për shkak të grumbullimit të mukozës.

PËRDORNI FRESKUES TË AJRIT

Frymëmarrja në ambient të lagësht ndihmon në zbutjen e indit të pezmatuar dhe venave të ënjtura në hundë dhe sinuse dhe lehtëson fryrjen e mukozës së grumbulluar, sepse e zbut atë. Freskuesit e ajrit ujin e shndërrojnë në lagështi që përhapet nëpër hapësirë e përmes frymëmarrjes depërton nëpër hundë dhe sinuse.

BËNI INHALIM ME ÇAJ KAMOMILI

Në ujin e vluar hidhni kamomil dhe lakohuni sipër enës, kokën mbuloni me një peshqir dhe thithni avullin përmes hundës dhe e hidhni jashtë përmes gojës. Do të ndihmojë nëse në dhomën e gjumit sipër radiatorit vendosni enë me ujë të vluar dhe me kamomil. Ngrohtësia e radiatorit nxit avullimin shërues. Kamomili ndikon kundër inflamacioneve dhe është i hatashëm edhe te inflamacioni i sinuseve.

BËNI DUSH ME UJË TË NGROHTË

Ngjashëm sikur edhe freskuesi i ajrit, dushi me ujë të vluar ndihmon. Në fakt, te dushi krijohet avull që depërton në hundë, zbut kanalet dhe mukozën. Po ashtu, avulli pakëson inflamacionet në sinuse.

(Kosova Sot)