6 shenja që tregojnë se keni nivel të lartë të kolesterolit

  • 20 November 2017 - 16:37
6 shenja që tregojnë se keni nivel të lartë të kolesterolit

Pa marrë parasysh në të gjitha shenjat e kolesterolit të keq që pasojnë, nëse keni disa prej tyre, duhet këshilluar mjekun për ta vërtetuar këtë. Edhe nëse ndiheni krejt shëndetshëm, kolesteroli juaj me vite mund të jetë i lartë e nuk e keni vërejtur. Por, ekzistojnë disa shenja të kolestyerolit të lartë që duhet kushtuar vëmendje

SHENJAT E VERDHA NË KAPAKËT E SYVE

Image

Nëse keni vërejtur shenja të verdha në kapakët e sipërm të syve, që nuk shkaktojnë dhimbje, kjo quhet ksantelazmë dhe tregon në yndyrën e rritur në gjak. Ksantelazma nuk e dëmton shikimin, por mënyra e vetme e heqjes së tyre është me acide të caktuara apo me laser, e mënyra më e mirë është mbajtja në nivel e kolesterolit. 

RRETHET E HIRTA RRETH KORNESË

Image

Qëndroni afër pasqyrës dhe po i vëzhgoni sytë tuaj. A ekziston ndonjë rreth i hirtë apo rrethe të bardha ngjyrë qumështi apo në formë të gjysmëhënës rreth kornesë tuaj, kjo mundet të jetë "arcus senilis", që po ashtu mund të shkaktohet me grumbullimin e yndyrave në korne. Llojet e tilla të formave duhet të zhduken me ekuilibrin e nivelit të kolesterolit. 

DRIDHJE TË DUARVE DHE KËMBËVE

Image

Kolesteroli i lartë mund të dëmtojë një numër të madh të venave në trup, që më pas e parandalon depërtimin e ajrit dhe nutrienteve të tjera në nervat periferike, që ju nevojiten për funksionim normal. Si pasojë e kësaj, duart dhe këmbët mund t'ju dridhen. 

DHIMBJET NË QAFË

Image

Tashmë e kemi përmendur se bllokimi i venave ndodh shkaku i nivelit të lartë të kolesterolit në gjak, e si pasojë e kësaj, pos dridhjes së këmbëve dhe duarve, shfaqen edhe dhimbje në qafë, shkaku i qarkullimit të gjakut dhe të ajrit. Njëjtë ndodh edhe me shpinën. 

PUNA E PËRSHPEJTUAR E ZEMRËS

Image

Në të shumtën e rasteve, anomalitë e zemrës nuk janë aq të rrezikshme. Mund të shkaktohen si pasojë e anktheve, si pasojë e stresit apo disa laçeve, por mundet të vjen edhe si pasojë e problemeve në sistemin kardiovaskular. Këtë problem e shkakton niveli i lartë i kolesterolit. 

USHQIMI JO I EKUILIBRUAR DHE MËNYRA E DËMSHME E TË JETUARIT

Image

Nëse hani më shumë ushqime të yndyrshme se sa pemë e perime, nëse pini duhan dhe alkool në sasi të madhe, keni mbipeshë dhe pothuajse nuk ushtroni kurrë, atëherë ekzistojnë gjasa të mëdha se kolesterolin e keni të rritur. Personat që kanë disa diagnoza të kolesterolit janë më shumë të rrezikuar. 


(Kosova Sot)