Plan detoksues për një javë: përtërijeni organizmin me lëngje të gjelbra

  • 20 November 2017 - 16:58
Plan detoksues për një javë: përtërijeni organizmin me lëngje të gjelbra

Si pjesë e planit detoksues është esenciale për të gjithë ne që të konsumojmë dy litra ujë në ditë për ta përmirësuar funksionimin e veshkave dhe për ta promovuar pastrimin. Detoksimi do të thotë pastrimin e trupit. Është një kurë pastruese për të eliminuar toksinat, për t'u përtërirë si nga brenda po ashtu jashtë, për ta përmirësuar mirëqenien dhe për t'u furnizuar me energji, e po ashtu edhe për të arritur një peshë të shëndetshme të ekuilibruar.

ÇFARË ËSHTË PLANI I DETOKSIMIT?

Plani i detoksimit fokusohet në eliminimin e toksinave nga trupi përmes ushqimeve dhe suplementeve natyrale. Për detoksimin javor përmes lëngjeve, ju propozojmë të përzieni pemë dhe perime të ndryshme. E hënë: Filloni javën me një nga lëngjet më klasike për ta prezantuar veten me lëngjet e gjelbra: spinaq dhe dredhëza. Ky lëng është i pasur me hekur, acid folik dhe vitamina C, pra është i hatashëm për luftimin dhe parandalimin e anemisë dhe lodhjen. E martë: Lëngu i së martës ka shije pikante dhe freskuese falë dy përbërësve: manushaqes dhe ananasit. Ky lëng është shumë pastrues, përmirë- son traktin tretës dhe ndihmon në eliminimin e lëngjeve të tepërta. E mërkurë: Arrijmë te e mërkura me një lëng të pazakontë dhe ekzotik: lakër Brukseli dhe mango. Ky "smoothie", i pasur me betakarotinë, posedon antioksidues të fortë dhe përbërës ri-mineralizues. Plus, ndihmon në shëndetin dhe funksionimin e zorrëve. E enjte: Për këtë "smoothie", mund të përdorni disa gjethe të gjelbra që zakonisht nuk i konsumojmë dhe kombinoni ato me pemë për ta përmirësuar shijen e tyre. Në këtë rast, kombinoni gjethet e koprës me dardhë. Ky është një lëng i fuqishëm detoksues që përmirëson funksionimin e mëlçisë dhe veshkave. E premte: Fundjava po afron, dhe është koha të detoksoheni me kreshme dhe mollë. Ky është një kombinim i hatashëm për t'u kujdesur për shëndetin e mëlçisë. E shtune: Për të shtunën propozojmë një lëng të pasur me nutriente: gjethe panxhari dhe avokado. Ky "smoothie" ofron vitamina cilësore, aminoacide esenciale dhe minerale. E diel: Në fund, jemi në fund të javës me një lëng të kuqërremtë: marule dhe boronica. Ky "smoothie" ndihmon në parandalimin e infeksioneve urinare dhe përmirëson shikimin.

(Kosova Sot)