Katër ushqime që këtë vjeshtë ju ndihmojnë të jeni vital

  • 20 November 2017 - 20:03
Katër ushqime që këtë vjeshtë ju ndihmojnë të jeni vital

Zakonisht në vjeshtë dhe dimër nuk jemi të gatshëm as të punojmë as të ushtrojmë, por as të ushtrohemi shëndetshëm. Ja lisa e ushqimeve që këtë vjeshtë ju ndihmojnë të jeni më vital.

PATATJA E ËMBËL

 Patatja e ëmbël është burim i hatashëm për fibrat ushqyese që nxitin shkrirjen e kalorive, e njëkohësisht na bëjnë më të ngopur. Krahas kësaj, ndihmojnë edhe në rregullimin e nivelit të sheqerit.

KANELLA

Kjo erëz orientale e përshpejton metabolizmin. Nëse dëshironi ta shkrini ndonjë kilogram shtesë, shtojeni pak kanellë në kafen e mëngjesit.

DARDHËT

 Gjatë vjeshtës dhe dimrit dardhët i kemi në dispozicion dhe vijnë në lloje të ndryshme. Bëhet fjalë për pemën e shëndetshme që sikurse mollët, përmbajnë shumë pektinë. Këto fibra përmirësojnë tretjen, ndihmojnë në uljen e kjolesterolit të lartë dhe kanë ndikim pozitiv në mbipeshë.

GREJPFRUTI

Kjo agrume është ushqimi ideal për kafjall dhe desert. Jo vetëm se është i pasur me vitamina C që është aleat i rëndësishëm për forcim të imunitetit dhe mbrojtjen e trupit nga gripi sezonal, por është burim i fibrave që ndihmojnë te humbja në peshë.

(Kosova Sot)