Hani herët apo vonë? Kuptojeni kur duhet të hani drekë

  • 22 November 2017 - 15:10
Hani herët apo vonë? Kuptojeni kur duhet të hani drekë

Secili prej nesh ka një orë biologjike. Por, nutricistët theksojnë se ekziston një periudhë e ditës kur është më së miri ta konsumoni shujtën tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot. Studimet kanë dëshmuar se është me shumë rëndësi koha se kur e konsumoni shujtën, sidomos nëse jeni duke provuar të humbni kilogramët e padëshiruar. Kafjallin nuk duhet anashkaluar, e sipas ekspertëve, koha më e mirë për kafjall është saktë në 7.11 minuta. Para kafjallit do të ishte mirë të pini një gotë me ujë, sepse shumica prej nesh mund të jenë të dehidruar. Nëse dëshironi të ruani peshën trupore, koha më e mirë për drekë është midis orës 12.30 e 13, e darkën nuk duhet ta konsumoni pas orës 19. Në këtë kohë metabolizmi i njeriut ngadalësohet dhe kurrsesi nuk duhet të hani pas orës 19. Po ashtu, ngadalësohet edhe tretja. Ushtroni,kurse disa minuta kaloni edhe në ambient të hapur, kështu pakësoni rrezikun edhe nga pagjumësia, e nëse ju kap dëshira për ëmbëlsira, konsumoni ëmbëlsirë para drekës, në 11 e 30 minuta.

(Kosova Sot)