Vetitë shëruese të lenteve

  • 23 November 2017 - 15:53
Vetitë shëruese të lenteve

Lentet janë përplot me hekur dhe minerale të tjera, kanë edhe fibra, por janë të hatashme edhe për të humbur në peshë, sepse ngopin. Pos tjerash, ofrojnë edhe shumë veti të tjera shëruese

PARANDALOJNË KAPSLLËKUN

Nëse lentet i përfshini në ushqimin tuaj të përditshëm, i bëni një shërbim të madh tretjes. Fibrat që i përmbajnë përkrahin një tretje të mirë për ushqimin që e hani. Ndërkohë, nxitin funksionimin e zorrëve dhe heqin mbetjet.

 NDIHMOJNË NË ULJEN E GLUKOZËS NË GJAK

 Si karbohidrate të thjeshta, lentet janë të mira për të ndihmuar në uljen e sheqerit në gjak. Karbohidratet absorbohen ngadalë, një prej tyre është niseshteja. Përkrahin transformimin e sheqerit në energji, duke ulur rrezikun për diabet.

PËRMIRËSOJNË SHËNDETIN KARDIOVASKULAR

Ky lloj i bishtajave nuk përmban kolesterol apo yndyra të dëmshme. Kjo i bën të hatashme për shëndetin e zemrës dhe arterieve. Po ashtu, përmbajnë edhe një sasi të vogël të yndyrave polio të ngopura. Këto ndihmojnë në heqjen e lipoideve të dëmshme nga pllakat në arterie.

NDIHMOJNË NË NDËRTIMIN E MASËS MUSKULORE

Nuk është befasi se atletët dhe sportistët pëlqejnë lentet. Para së gjithash, ndihmojnë për krijimin e masës së fortë muskulore. Po ashtu përmbajnë proteina me vlerë biologjike që i shëron muskujt pas një aktiviteti të lartë.

 NDIHMOJNË TE ANEMIA

Pos tjerash, lentet furnizojnë trupin me një sasi të madhe me hekur, magnez dhe zink. Këto janë minerale esenciale që ndihmojnë njerëzit me aneminë dhe kthejnë shëndetin e plotë. Këto minerale po ashtu luajnë rol të rëndësishëm në formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

NDIHMOJNË PËR HUMBJE NË PESHË

 Përderisa nuk mund ta bëjnë mrekullinë për humbje në peshë, ato mund të ndihmojnë në këtë drejtim. Pasi përmbajnë pak kalori dhe janë shumë ushqyese, janë të mira për humbje në peshë, sepse ju mbajnë ngopur pasi përmbajnë fibra.

MBROJNË SISTEMIN NERVOR

Nëse përfshini lentet në ushqimin tuaj do të parandaloni çrregullimet në sistemin nervor. Sasia e madhe me vitamina të kompleksit B përmirëson lidhjet nervore, i mbron nga dëmtimi që shkaktohet nga efekti i radikaleve të lira.

(Kosova Sot)