Kujdes, gërhitjen mos e lini n'asgjë

  • 23 November 2017 - 20:29
Kujdes, gërhitjen mos e lini n'asgjë

Nga gjumi ju ka zgjuar tingulli i një 'kafshës së egër', partneri juaj i/e brengosur ju shikon dhe ju thotë se po gërhisni. Thotë se po lëshoni tinguj nga hunda e goja dhe se dëgjoheni te fqinjët. Kjo gjendje shfaqet si te meshkujt, po ashtu edhe te femrat. Gërhitja mund të përkeqësohet me kalimin e viteve. Shfaqet kur ajri në njëfarë mënyre bllokohet. Gërhitja e përkohshme nuk paraqet problem, por nëse kjo gjendje ju shfaqet shpesh, atëherë diçka nuk është në rregull. Arsyet mund të jenë të ndryshme, prej reaksioneve alergjike, infeksioni i sinuseve e deri te deformimet e hundës. Gërhitjen mund ta shkaktojë edhe kur jeni në gjumë, kur relaksohen muskujt dhe organet e frymëmarrjes. Një lloj i gërhitjes si kjo shfaqet edhe te të rinjtë. Gërhitja mundet të jetë shenjë e apnesë, që është ndërprerje e shkurtë apo pauzë në frymëmarrje, më së gjati deri tre minuta, e më shkurtë deri dhjetë sekonda, transmeton gazeta Kosova Sot.

RREZIKU PËR ZEMËR

Studime të shumta kanë treguar se apnesë lidhet me sulmin në tru, aritmi, probleme kardiovaskule. Ata njerëz që kanë ndërprerje në frymëmarrje gjatë natës dyfish janë më të rrezikuar nga sulmi dhe sëmundjet e zemrës.

(Kosova Sot)