Nëse i vëreni këto në dhëmbë, shkoni te mjeku, sepse është shenjë se do të mbeteni pa dhëmbë

  • 24 November 2017 - 17:51
Nëse i vëreni këto në dhëmbë, shkoni te mjeku, sepse është shenjë se do të mbeteni pa dhëmbë

Qëndroni para pasqyrës dhe shikoni dhëmbët tuaj, nëse vëreni diçka më ndryshe, lajmëroni mjekun. Dhëmbi artificial kurrë nuk mund ta zëvendësojë atë natyral, por duhet parandaluar gjendjen para se ta humbni dhëmbin natyral. Deri te kalbja e dhëmbit vjen kur në dhëmb krijohet acid i prodhuar nga pllaka e dhëmbit që më pas nxit zhvillimin e baktereve.

Acidi e dëmton smaltin e dhëmbit dhe lë njolla të bardha që janë shenjat e parë se ndoshta shumë shpejt do ta humbni një dhëmb të caktuar. Njollat mund të jenë edhe të hirta, ngjyrë kafeje apo në rastin më të keq mund të jenë me ngjyrë të zezë. Shumica e njerëzve i lënë në asgjë këto shenja, por me rëndësi është të shkoni te dentisti, sepse dhimbja e zakonshme e dhëmbit mund të jetë problem i rrezikshëm shëndetësor. Dëmtimi i dhëmbit shkakton dhimbje, ndjeshmëri të dhëmbit në fund edhe humbjen e tij. Po ashtu, edhe dhimbjen në nofull dhe në mishrat e dhëmbëve janë shenjë paralajmëruese. 

(Kosova Sot)