Këto simptoma tregojnë kancerin e endokrineve

  • 24 November 2017 - 20:07
Këto simptoma tregojnë kancerin e endokrineve

Kanceri i endokrineve manifestohet si inflamacion i fortë i bajameve, por janë edhe disa simptoma të tjera që nuk duhet injoruar. Roli kryesor i bajameve është ta parandalojnë depërtimin e infeksioneve dhe ta mbrojnë organizmin nga bakteret, e tumori shfaqet në vetë bajamet apo në pjesën e hundës në fyt. Simptomat që tregojnë në kancerin në endokrine më shpesh janë inflamacione të forta e të shpeshta të fytit ose kur njëra bajame është shumë më e madhe se tjetra. Po ashtu, vjen deri te plogështia, ndryshimi i zërit, vështirësi gjatë hapjes së gojës, gjakderdhje nga goja, dhimbje në njërin vesh, aromë e keqe në gojë. Gjithsesi, këto simptoma jo gjithmonë tregojnë në kancer, por në secilin rast duhet t'i drejtoheni mjekut dhe në detaje t'ia shpjegoni simptomat. Ekspertët thonë se shkaktari kryesor është duhani, e nëse kombinohet me alkool, atëherë rreziku është dyfish më i madh. Hulumtimet thonë se nxitës për kancer në endokrine mundet të jetë edhe virusi "humani papiloma virus" (HPV).

(Kosova Sot)