Supa plot shëndet, heq 2 kilogramë për 10 ditë

  • 07 December 2017 - 08:28
Supa plot shëndet, heq 2 kilogramë për 10 ditë

Panxharin me arsye e quajnë një nga ushqimet më të shëndetshme në botë. Është plot me hekur dhe ndikon tek ata të prekur nga anemia. Përmban pak kalori dhe shumë fibra, proteina që na mbajnë të ngopur dhe na japin energji. Përmban acid folik dhe vitamina B1, B2, B3 e B6. Për të gjithë ata që duan të humbin peshë në mënyrë të shëndetshme ju sjellim supën nga panxhari, humbni 2 kilogramë për 10 ditë. Përbërësit për supë nga panxhari: - 500 ml ujë; - 400 ml bazë të mishit të pulës apo perime; - 2 panxhar; - 2 lugë uthull molle; - 1 lugë e vogël majë të bukës; - pak kripë; - kopër; - disa pika lëng limoni; - mpak rrikë të freskët sipas dëshirës. Përgatitja: 1. Panxharin e qëroni, e pastron dhe copëtoni në rriska. E vendosni në enën me ujë, hidhni kripë dhe e zieni. E zieni për rreth 25 minuta 2. Ngrohni bazën me ish pule apo me perime. Aty shtoni edhe panxharin e zier, uthullën e mollës dhe koprën e me ndihmën e blenderit përzieni gjithçka. 3. Në fund në supë shtoni pak limon dhe një lugë majë të bukës, mund t'i shtoni pak rrikë. 

(Kosova Sot)