Këto ushqime konsumoni natën, që të shkrini dhjamin në bel

  • 07 December 2017 - 20:43
Këto ushqime konsumoni natën, që të shkrini dhjamin në bel

VAJI I ULLIRIT

Image

 Besojeni ose jo, vaji i ullirit është një ushqim që ofron ndihmë te barku i rrafshët. Aminoacidet e gjetura në vajin e ullirit, si acidi oleik, mund të ndihmojë në shkrirjen e yndyrave rezistente që ndodhen në trupin e njeriut, sidomos në abdomen. Lagni sallatën me vaj ulliri, stomaku dhe shëndeti do t'ju falënderojnë.

 SHPARGUJT

Image

 Qofshin shpargujt e egër apo ata të bardhë, hani po aq sa të dëshironi, sepse janë shumë të shëndetshëm. Shpargujt janë përplot me vitamina (A, të kompleksit B, C dhe E),si dhe mineralet, si zink dhe kalium. Që të gjitha këto janë të nevojshme për të eliminuar lëngjet tepricë në trupin e njeriut.

DOMATET

Image

 Të gjithë i pëlqejmë domatet, dhe janë të hatashme për një darkë të shëndetshme kur kombinohen me proteina. Domatet janë të pasura me antioksidues. Ndihmojnë për humbjen në peshë për shumë arsye: luftojnë inflamacionet dhe mbajtjen e lëngjeve në trup.

SHALQIRI

Image

Shalqiri është i pasur me kalium (dhe ujë natyrisht). Ky është një mineral esencial për eliminimin adekuat të lëngjeve shtesë në trupin tuaj. Pos të tjerash, shalqiri është i pasur edhe me vitamina C, që kujdeset për sistemin imun dhe në luftimin e inflamacioneve.

TRANGUJT

Image

Trangujt janë një tjetër pjesëtar i familjes së shalqirit. Kjo për faktin se ndajnë të njëjtat përparësi kur bëhet fjalë për humbjen në peshë. Ngopin, veprojnë si një diuretik dhe janë përplot me vitamina. Për darkë, mund t'i preni në rriska të holla dhe t'i lagni me uthull molle.

ARTIÇOKU

Image

Artiçoku është gjedhja e përsosur për darkë. Janë të pasura me fibra, luftojnë dhjamnin në bel, janë ushqyese,m të shijshme. Për më shumë, mos harroni se artiçoku është perime që përmirëson shëndetin e mëlçisë. Secili ushqim që përkujdeset për mëlçinë është e përsosur për darkë.

(Kosova Sot)