Vaji, me të cilin i hidhni jashtë parazitët nga zorrët, forcon zemrën dhe shëron kanalet urinare

  • 09 December 2017 - 08:39
Vaji, me të cilin i hidhni jashtë parazitët nga zorrët, forcon zemrën dhe shëron kanalet urinare

Ky vaj i shkëlqyeshëm është i pasur me vitamina A, E, C dhe K. Vaji i freskët përmban më shumë se 60 për qind aminoacide. Po ashtu, është i pasur edhe me vitamina të grupit B,aminoacide omega 6 dhe 9, minerale (fosfor, kalcium, magnez, kalium) dhe elementet (hekur, zink, mangan). Bëhet fjalë për vajin e kungullit, i cili është shumë i shëndetshëm. Shërimi me vajin e kungullit jep rezultatet më të mira te këto probleme shëndetësore: rregullon problemin e prostatës së rritur, shëron infeksionet e kanaleve urinare te meshkujt dhe femrat, përmirëson cilësinë e spermës, rregullon kolesterolin, ndihmon te sëmundjet kardiovaskulare, ndihmon te zorrët e irrituara dhe te parazitët në zorrë, , nxit punën e veshkave, përmirëson shikimin, forcon sistemin imun ...etj.

SI TA PËRDORNI VAJIN E KUNGULLIT PËR TERAPI?

Vajin duhet ta konsumoni tre muaj:2 lugë të mëdha, 2 herë në ditë (në mëngjes krahas kafjallit dhe në mbrëmje për darkë). Përdorimi i vajit të kungullit për masa parandaluese: 2 lugë të supës vaj të kungullit në ditë, një për kafjall e një për darkë. Vajin e kungullit duhet ta ruani në një vend të errët dhe të ftohtë, në shishe mirë të mbyllura. Pasi t'i keni hapur shishet, më mirë është t'i ruani në frigorifer.  

(Kosova Sot)