Kjo bimë është aleate e tretjes dhe vret parazitët, por edhe qelizat e kancerit
Pelini është ilaç i parrezikshëm natyral, sidomos është efikas te parazitët dhe problemet me tretjen. Kjo bimë përmban substanca që vrasin parazitët te të rriturit.
ILAÇI MË I MIRË PËR TRETJEN
Pelini është një nga ilaçet më të shpejta reaguese për të gjitha problemet me tretjet. Përbërësit e tij të hidhur ndikojnë në tretjen dhe qarkullimin e gjakut. Pos te tretja, përdoret edhe kundër temperaturës së lartë dhe malaries. Në mënyrë sistematike shëron edhe diabetin si dhe mbipeshën. Kur konsumohet në sasi të vogla e nxit punën e veshkave. Femrave ju sugjerohet për shkak se rregullon ciklin menstrual. Vetitë shëruese të pelinit: Largon dhe shkatërron parazitët; Parandalon rritjen e mikroorganizmave të dëmshëm; Lehtëson ngërçet; Heq gazrat dhe kapsllëkun kronik; Përmirëson tretjen dhe oreksin; Përmirëson punën e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit; Shëron helmime ...etj.
ÇAJ NGA PELINI
Një lugë pelini e përzieni me një gotë ujë të vluar dhe të mbuluar e lini të qëndrojë për rreth 15 minuta. Pini deri tri gota të çajit si ky, për rreth shtatë ditë.
(Kosova Sot)