ME LËVOREN E PATATES, THINJAT I TAKOJNË TË KALUARËS

  • 09 December 2017 - 17:30
ME LËVOREN E PATATES, THINJAT I TAKOJNË TË KALUARËS

Lëvorja e patates mund t'i heqë thinjat në flokun tuaj. Me sa duket, për një gjë të tillë nevojiten vetëm lëvorja e patates, pak ujë dhe brusha për aplikim.

PËRGATITJA:

Një gotë me lëvore të patateve dhe dy gota me ujë në një enë i hidhni sipër pllakës së nxehtë dhe i vloni derisa uji të arrijë pikën më të lartë të vlimit. Ulni temperaturën dhe pastaj le të vlojnë në temperaturë të ulët edhe për pesë minuta. Më pas, hiqni nga pllaka dhe i ftohni, e procedoni lëngun duke e kulluar. Me lëngun e fituar lyeni thinjat. Para se ta bëni këtë, flokun ta pastroni në mënyrë të zakonshme dhe e thani më pas.  

(Kosova Sot)