Ushqimet që duhet konsumuar për fytin me dhimbje dhe të thatë

  • 10 December 2017 - 08:06
Ushqimet që duhet konsumuar për fytin me dhimbje dhe të thatë

Fyti me dhimbje dhe i thatë është gjendje irrituese, por edhe e dhimbshme. Ka shumë ilaçe në treg që ndihmojnë ta shërojnë, por konsumimi i disa ushqimeve të caktuara bën që këtë gjendje ta kaloni më shpejt.

SUPA E PULËS

Image

Supa e pulës gjithmonë do të jetë në listë si ushqim që shëron fytin e thatë dhe me dhimbje, falë përbërësve prej antibiotiku. Lehtëson kongjestionin, heq inflamacionet dhe mbron nga viruset e mëtutjeshme. Përbërës të tjerë në supë janë xhenxhefili dhe karotat.

 BANANET

Image

 Është me rëndësi që mos të hani apo të pini lëngje dhe fruta që përmbajnë acide, kur keni telashe me fytin e thatë e me dhimbje. Kjo vetëm sa i shkakton më shumë irritim dhe dhimbje. Bananet janë fryt i përsosur për këtë. Kanë shumë kalium, vitaminë C, vitaminë B6. Lehtë përpihen dhe lehtë treten.

 LËNGU I LIMONIT DHE PËRZIERJA ME MJALTË

Image

Limoni, limoja dhe mjalti, që të gjithë kanë efekt lehtësues në dhimbjet e fytit të thatë. Njihen se lehtësojnë inflamacionet në trup. Mund ta konsumoni të ngrohtë ose të nxehtë. Përzierja me mjaltë po ashtu është e mirë për heqjen e irritimeve dhe kongjestionit nga fyti.

XHENXHEFILI OSE ÇAJI ME MJALTË

Image

Çaji me mjaltë dhe çaji me xhenxhefil janë përdorur për kohë të gjatë në mjekësinë popullore për shekuj me radhë. Një gotë e ngrohtë me këtë çaj lehtëson nga irritimet në fytin tuaj dhe ju bën të ndiheni më rimë. Njihet se shëron shtrëngimet në gjoks dhe kongjestionin.

KAROTAT E ZIERA

Image

Karotat përmbajnë shumë veti kundër baktereve dhe përbëjnë një ilaç të hatashëm dhe të shëndetshëm shtëpiak. Karotat duhet të zihen para se t'i konsumoni për fytin me dhimbje. Nëse i hani të papërpunuara mund ta irritojnë edhe më shumë fytin.

BOLLGURI

Image

Përgatitja e një tasi të ngrohtë me bollgur ndihmon për fytin e thatë dhe me dhimbje. Nëse i shtoni pak mjaltë dhe banane mund të ndihmojnë në shërimin nga irritimi dhe dhimbjet. Bollguri ul edhe kolesterolin dhe ka pak glukozë.

(Kosova Sot)