Inhalimi me borzilok ndihmon te hunda e bllokuar

  • 11 December 2017 - 18:40
Inhalimi me borzilok ndihmon te hunda e bllokuar

Hunda e bllokuar, infeksioni i fytit dhe shumë dhimbje tjera përcjellëse tipike janë për këtë periudhë kohore, pra për stinën e vjeshtës dhe atë të dimrit. Mjekët popullorë thonë se mund ta sanojnë një gjendje si kjo përmes preparateve që secili prej nesh i kemi në kuzhinën shtëpiake. Te hunda e bllokuar, inhalimi me çajin nga borziloku mundet të ndihmojë shumë në këtë drejtim. Kjo për faktin sepse borziloku për inhalim është shumë i dobishëm, sepse në vete përmban vajra eterike që e zhbllokojnë hundën dhe e lehtësojnë depërtimin e mukozës. Për përgatitjen e çajit nevojiten disa degë të thatë të borzilokut të cilat më pas duhet t'i futni në 0,5 litra ujë të vluar. Kështu borziloku i zhytur në ujë duhet të qëndrojë derisa lëngu të ketë fituar ngjyrë ezmere, e më pas nga aty e nxirrni bimën. Çajin e ngrohtë e aplikoni në një inhalator prej plastike, të njëjtin më pas mund ta pastroni dhe ta përdorni përsëri.

(Kosova Sot)