Tri veti shëruese të bizeles së konservuar

  • 12 December 2017 - 08:41
Tri veti shëruese të bizeles së konservuar

S hkëlqyeshëm kombinohen me mish, peshk, perime, kështu që në mënyrë të përsosur e plotësojnë menynë ditore. Kuptojeni cilat janë edhe disa nga vetitë shëruese të bizeles së gjelbër.

VITAMINA

A e keni ditur se bizelja e konservuar përmban vitamina dhe minerale po aq sa edhe perimet e freskëta? Kështu për shembull, në përbërjen e vet kanë fosfor, kalium, hekur dhe 26 minerale. Po ashtu, kanë edhe shumë vitamina B1, që është e nevojshme për sistemin nervor, vitamina B2, që përmirësojnë metabolizmin, vitamina A që përmirësojnë dukjen e lëkurës dhe flokut.

INFLAMACIONET DHE PROBLEMET TRETËSE

Pasi që bizelja e konservuar përmban niseshte dhe fibra dietale, ndihmojnë te problemet që ndërlidhen me çrregullimet në tretje. Po ashtu, përmbajnë fibra falë të cilave me përdorimin e rregullt do ta normalizoni nivelin e kolesterolit dhe do të hidhni jashtë helmet.

PËR BUKURINË

Me sa duket bizelja e konservuar, që pëlqejmë ta shtojmë në gjellë të ndryshme dhe sallata të ndryshme. Po ashtu është i përdorshëm edhe te bukuria e femrave. Përmbajnë antioksidues që pastrojnë trupin në nivel të qelizave. Falë kësaj, personat që rregullisht e konsumojnë këtë prodhim kanë më pak probleme me lëkurës, flokë dhe thonj.

(Kosova Sot)