Pastroni arteriet me ndihmën e një artikulli, zgjidhjen kërkojeni në kuzhinë

  • 15 December 2017 - 08:59
Pastroni arteriet me ndihmën e një artikulli, zgjidhjen kërkojeni në kuzhinë

E ardhmja e shërimit dhe e parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare me gjasë duket se është në dollapët e kuzhinës, e jo në ilaçet me efektet e dëmshme anësore. Shega e zakonshme duket se mund të parandalojë përparimin e sëmundjes së arterieve koronare, së paku kështu thuhet në studimin e publikuar në revistën shkencore "Atherosclerosis", e ky studim po ashtu ka dëshmuar se ekstraktet e shegës mund të parandalojnë dhe të përmirësojnë disa situata patologjike, që shpesh sjellin edhe vdekjen. Si dihet, shkas i arterosklerozës është grumbullimi i materieve yndyrore në muret e arterieve, e eksperimentet, siç shkruan revista, janë bërë në minjtë laboratorikë - u është dhënë ekstrakt i shegës bashkë me ujë që kishin pirë. Edhe pse terapia kishte ngritur pak kolesterolin, ishin vërejtur efektet e tjera pozitive, lidhur me sëmundjet kardiovaskulare - ishte ulur shtypja e lartë e gjakut. 

(Kosova Sot)