Pesë arsye pse duhet ngrënë selino

  • 15 December 2017 - 19:21
Pesë arsye pse duhet ngrënë selino

Selino është perime me shije freskuese dhe me shumë përbërës ushqyes. Nutricistët sugjerojnë përfshirjen e selinos në secilën dietë.

BURIM PËR VITAMINA

Selino është i pasur me ujë dhe minerale, sidomos kalcium, natrium dhe magnez. Po ashtu, përmban shumë vitamina: A, C, E, D, B6, B12 dhe vitamina K. Përmban edhe vajra esenciale, fibra dhe antioksidues.

PAKËSON INFLAMACIONET

Pasi që selino përmban poliacetilen, kjo bimë është një nga prodhimet më të mira kundër inflamacioneve. Ky element ndihmon te eliminimi i toksinave dhe shëron sëmundjet, si artriti reumatoid, osteartriti, gihti, astma e bronkitisi.

QETËSON

Një nga mineralet më të rëndë- sishme që e hasim në selino është magnezi. Ky mineral mundëson relaksimin e sistemit nervor, pakëson stresin dhe ju mundëson gjumë të qetë.

PËRMIRËSON TRETJEN

Lëngu nga selino, i kombinuar me lëngun e lakrës, bashkë me përbërësit dhe fitonutrientet e tjera, ndihmojnë përmirësimin e tretjes dhe shërimin e kapsllëkut.

(Kosova Sot)