Austriaku ka shëruar më shumë se 45.000 njerëz nga kanceri dhe sëmundjet e 'pashërueshme'

  • 11 January 2018 - 08:47
Austriaku ka shëruar më shumë se 45.000 njerëz nga kanceri dhe sëmundjet e 'pashërueshme'

Rudolf Breuss nga Austria gjithë jetën ia ka kushtuar gjetjes së një ilaçi më të mirë natyral kundër kancerit. Kishte përgatitur një lëng të veçantë që jua kishte dhënë pacientëve, lëng që kishte dhënë rezultate të shkëlqyeshme. Me ndihmën e metodave të tij, ai ka shëruar më shumë se 45.000 njerëz që vuanin nga kanceri dhe sëmundjet e tjera të rënda. Sipas tij, kanceri mund të mbijetojë vetëm përmes proteinave. Mu për këtë shkas, ai ka radhitur një agjërim të veçantë prej 42 ditësh,ku gjatë kësaj kohe konsumohen vetëm çaj dhe lëng i veçantë i perimeve, e përbërësi kryesor është panxhari. Gjatë këtyre 42 ditëve qelizat e kancerit vdesin urie, derisa gjendja komplet e organizmit përmirësohet. Ky lëng përgatitet vetëm nga perimet e rritura në mënyrë organike. Lëngu mund të përgatitet edhe në shtëpi nga perimet vendore, e përbëhet prej: panxhar (55 për qind), karotë (20 për qind), rrënjë të selinos (20 për qind), patate (3 për qind) dhe rrepkë (2 për qind). Me rëndësi është që me lëngun mos të teprohet, por se duhet konsumuar po aq sa kërkohet në terapi. Panxhari tashmë njihet si ilaç tradicional dhe i njohur kundër anemisë. Kjo perime përmban aminoacidin betainë, që ka përbërës kundër kancerit. Terapia me panxhar, që nënkupton konsumim të përditshëm të lëngut të panxharit, tashmë është dëshmuar nga mijëra njerëz. Po ashtu, konsumimi i rregullt i panxharit ndihmon edhe kundër sëmundjeve të shkaktuara nga stresi oksidues, e fibrat që i përmban panxhari mund të ulin nivelin e lartë të kolesterolit edhe deri në 40 për qind. Panxhari njihet edhe për faktin se normalizon shtypjen e gjakut dhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të enëve të gjakut. Panxhari parandalon dhe shëron venat e zgjeruara, nëse konsumohet përditë. Hekuri nga panxhari është preparat i fuqishëm për pastrimin e helmeve nga toksinat dhe ndërtimin e gjakut. Pikërisht për këtë fakt, panxhari është efikas në shërimin e shumë sëmundjeve, që shkaktohen nga toksinat. Panxharin në veçanti do të duhej ta konsumonin shtatzënat, sepse është e pasur me acid folik, që parandalon shumë sëmundje te i porsalinduri. Pos kësaj, lëngu i panxharit stimulon punën e mëlçisë dhe parandalon kapsllëkun, e në kombinim me karotë, panxhari është ilaç i hatashëm kundër gihtit, sëmundjes së veshkave dhe fshikëzës së tëmthit. Efektet e saj shëruese nuk ndalojnë me kaq, panxhari është ilaç i hatashëm edhe kundër dhimbjeve të kokës, dizenterisë, dhimbjeve në eshtra, te dhimbjet menstruale.

Image

 

(Kosova Sot)