Thoni lamtumirë gripit dhe ftohjes

  • 12 January 2018 - 08:11
Thoni lamtumirë gripit dhe ftohjes

Ndryshimet e motit janë shkas për ftohje dhe grip. Por mos vajtoni, ju sjellim antibiotikun natyral që ka efekt të fortë kundër inflamacioneve që pos se forcon sistemin imun vret edhe bakteret që shkaktojnë sëmundjet. Për dallim nga antibiotikët sintetik që mund t'i blini në barnatore, ky ilaç nuk shkakton efekte të dëmshme anësore për tretjen dhe mikroflorën e zorrës. Me konsumimin e mjaltit dhe kurkumës përmirësoni tretjen dhe shtoni numrin e baktereve të mira në zorrë.

Përbërësit e nevojshëm:

- 100 gramë mjaltë të papërpunuar

- 1 lugë kurkumë pluhur

Përzieni të dy përbërësit derisa të bashkohen në tërësi, e më pas i vendosni në kavanoz të pastër.

Si ta përdorni këtë ilaç: Porsa të vëreni simptomat e para të ftohjes apo gripit merreni në këtë mënyrë: Ditën e parë - merrni gjysmë luge ilaç në çdo orë. Ditën e dytë - merrni gjysmë lugë në çdo dy orë. Ditën e tretë - merrni gjysmë lugë tri herë në ditë. Do të ishte mirë që ilaçin mos ta përpini përnjëherë, por ta lini në gojë paksa për t'u tretur. Shumica e atyre që e kanë provuar pohojnë se pas tri ditëve simptomat janë zhdukur, e për një konsumim më të lehtë, mund ta shtoni në qumësht ose në çaj. 

(Kosova Sot)