Shtoni konsumimin e perimeve të gjelbra

  • 03 August 2015 - 22:46
Shtoni konsumimin e perimeve të gjelbra

Hulumtimet e fundit nga Britania e Madhe zbulojnë se nitrati, substancë të cilën e hasim në perimet e gjelbra (spinaq, lakër, lakër jeshile), mund të ndikojë në uljen e rrezikut për mbipeshë dhe diabet. Në hulumtim, të cilin e kishte udhëhequr dr. Andrew Murray, është zbuluar se nitrati mund ta zvogëlojë lirimin e eritropoetinës, hormon i cili rregullon numrin e qelizave të bardha të gjakut. Numri i tepërt qelizave të gjakut mund të shkaktojë trashjen e tij. Kjo do të thotë se organet e trupit dhe indet nuk kanë sasi të mjaftueshme të oksigjenit, sepse gjaku nuk mund të qarkullojë si duhet nëpër trup. Hulumtimi i tyre ka treguar që konsumimi i ushqimeve të pasura me nitrat mund të ndihmojë në parandalimin e krijimit të droçkave të gjakut, që është shumë e rëndësishme për shëndetin e sistemit kardiovaskular. Ushqimet që janë të pasura me nitrat, mund të ndihmojnë edhe në parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut, droçkave, si dhe sulmit në zemër dhe në tru. Nitrati nxit zgjerimin e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë përmirëson qarkullimin e tij.  Nitrati do të mbrojë proteinat në indin e zemrës, që janë kyçë për kujdesin e shëndetit të zemrës.

(Kosova Sot)