Çaji që qetëson, forcon imunitetin

  • 16 January 2018 - 21:20
Çaji që qetëson, forcon imunitetin

Çaji nga bliri përmirëson qarkullimin, përmirëson tretjen, zbut dhimbjet e shkaktuara nga gazrat, lehtëson dhimbjet menstruale, përmirëson oreksin dhe zbut nervozizmin. Përgatitet thjesht: një lugë me lule të blirit e përzieni me ujë të vluar, prisni 10 minuta dhe procedoni. NDALON DIARRENË Përzieni nga 30 gr gjethe të blirit dhe kamomilit, dhe 10 gr kaçe, tri lugë të përzierjes i mbuloni me gjysmë ujë të vluar , e mbuloni dhe e konsumoni pas një ore. HEQ CELULITIN Për të hequr qafe të ashtuquajturën lëvoren e portokallin nga vende të caktuara nga trupi, përzieni dy lugë gjethe të blirit, mentës, i zieni për 10 minuta në gjysmë litër ujë. E procedoni dhe e pini gjatë ditës. FORCON IMUNITETIN Përzieni nga 25 gr kaçe dhe gjethe të blirit dhe nga 15 gr lëvore të portokallit dhe po aq gjethe të dellit, e tri lugë të kësaj përzierjes i me gjysmë litër ujë. Përzierja le të qëndrojë e mbuluar për 10 minuta,e më pas e procedoni. Pini midis 2-3 gota çaj të ngrohur si ky në ditë. 

(Kosova Sot)